Trajneri i Portugalisë, kandidati më serioz për ta marrë drejtimin e Barcelonës

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 11:56
Trajneri i Portugalisë, kandidati më serioz  për ta marrë drejtimin e Barcelonës

Barcelona është akoma në kërkim të një trajneri të ri, transmeton "Kosova Sot Online ".

Katalonasit do të mbesin pa shef të shtabit teknik në fund të sezonit, kur Xavi do të largohet.

E Football Transfers raporton se Barcelona i është afruar trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez.

Ende nuk ka diçka konkrete, ndërsa edhe shumë emra tjerë janë përmendur për të marrë drejtimin e ekipit spanjoll.

(Kosova Sot Online )