Batatina reagon i lumtur me fitoren ndaj Feronikelit ’74

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 15:45
Batatina reagon  i lumtur me fitoren ndaj Feronikelit ’74

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Llapi u kthye te fitorja pas barazimit ndaj Prishtinës, duke marrë edhe fitoren e katërt nga pesë ndeshjet e pranverës. “Më gëzon fakti që kemi disa ndeshje pa humbje dhe kemi seri pozitive. Duhet shikuar ndeshjen e radhës”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Feronikeli është ekip cilësor dhe ishim të kujdesshëm. Nuk ishim euforik për të shënuar shpejtë. Ishim të qetë dhe goli e dinim se do të vinte. Ishim të përgatitur për të shënuar në ndonjë detaj. Goli u shënua pas një skeme të përgatitur gjatë javës në stërvitje dhe djemtë dhanë gjithçka”. “Ata ishin më kërkues në pjesën e dytë dhe janë meritorë për fitoren dhe luftën e madhe që po bëjmë në këtë kampionat. Jemi në rrugë të mbarë”, përfundoi trajneri i Llapit.

(Kosova Sot Online )