Milani interesohet për Ramsdalen

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 16:47
Milani interesohet për Ramsdalen

Milani është i vetëdijshëm se Mike Maignan ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha, andaj raportohet se po vëzhgojnë Aaron Ramsdalen e Arsenalit.

Portieri francez po vazhdon të shkëlqejë me kuqezinjtë edhe në këtë sezon, duke u dëshmuar se është një nga më të mirët në pozitën e tij në Evropë.

Për të besohet se kanë shprehur interesim një sërë klubesh, përfshirë Chelsean e Bayern Munichin.

Siç raportohet nga gazetari, Ekrem Konur, Milani është i interesuar për një lëvizje të mundshme për Ramsdale në verë, nëse ata përfundimisht do të shesin Maignanin.

Portieri anglez ka rënë nga formacioni titullar këtë sezon pas ardhjes së David Rayas, andaj largimi i tij në verë nga Londra nuk përjashtohet

25-vjeçari me “Topçinjtë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. 

(Kosova Sot Online)