Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 09:38
Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot, teksa në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.

Gjilani, që nuk di për fitore në kampionat që nga dhjetori i vitit të kaluar, do të jetë nikoqir i Malishevës, që po kalon formë të mirë.

Gjilanasit do të hyjnë në këtë ndeshje pas katër barazimeve rresht në stinorin pranveror, kurse malishevasit pas tri fitoreve.

Gjilani ka 22 pikë dhe renditet i teti në tabelë. Malisheva është e katërta me 38 pikë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Lipjan, mes Prishtinës dhe Lirisë.

Prishtinasit kanë regjistruar dy barazime e një humbje në tri ndeshjet e fundit, derisa prizrenasit morën një barazim xhiron e kaluar pas disa humbjeve radhazi.

Prishtina renditet e pesta me 31 pikë, kurse Liria është në pozitën e  fundit (10) me 10 pikë të grumbulluara.

Të dy ndeshjet do të luhen nga ora 13:00. 


(Kosova Sot Online)