Insigne ka realizuar golin më të bukur në karrierën e tij

  • S.A /
  • 04 March 2024 - 09:40
Insigne ka realizuar golin më të bukur në karrierën e tij

Lorenzo Insigne është futur në vitin e tij të dytë në elitën e futbollit amerikan MLS, ku po shkëlqen me fanellën e skuadrës kanadeze Toronto, transmeton "Kosova Sot Online ".

Me të nisur sezoni i ri Insigne ka realizuar një nga golat më të bukur në MLS.Toronto ka fituar me rezultat minimal 0-1 në udhëtim te New England Revolution dhe kjo falë një goli kryevepër nga sulmuesi italian.

32-vjeçari pranoi një top në zonë dhe me një qetësi absolute paraboloi portierin vendas duke realizuar një gol të shkëlqyer, i cili sigurisht se do të jetë ndër konkurrentët kryesorë për çmimin ‘Puskas’ nga FIFA. “O Zot Insigne”, ka shkruar faqja zyrtare e MLS në Twitter, derisa goli i italianit është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

Sulmuesi anësorë shpesh herë ka shënuar gola spektkolar edhe sa ishte pjesë e Napolit, por sigurisht që ky ishte më i bukuri.

(Kosova Sot Online )