Motta favoriti kryesor për të zëvendësuar Allegrin

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 19:30
Motta favoriti kryesor për të zëvendësuar Allegrin

Thiago Motta raportohet se është favorit për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin te Juventusi.

Nuk është sekret se falë formës së mirë së Bolognas këtë sezon, Motta po tërheq interesimin e disa klubeve të mëdha.

Sipas “FootMercato”, Juventusi e ka vendosur italianin në krye të listës së dëshirave për të zëvendësuar Allegrin nga sezoni i ardhshëm.

Drejtori i ri sportiv, Cristiano Giuntoli, thuhet se është një admirues i 44-vjeçarit dhe i ishte afruar atij verën e kaluar, kur Napoli kërkonte zëvendësues të Luciano Spallettit.

Kontrata e Mottas me Bolognan skadon në fund të këtij sezoni dhe vlerësohet si e vështirë që të ketë zgjatje të bashkëpunimit mes palëve.

Ndryshe, Bologna e drejtuar nga Thiago Motta renditet e katërta në Serie A, me 51 pikë të grumbulluara pas 27 xhirove.

(Kosova Sot Online)