Real Madridi nuk ka bërë ofertë për Davies

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 22:30
Real Madridi nuk ka bërë ofertë për Davies

Raportet se Real Madridi ka bërë një ofertë për Alphonso Davies janë mohuar nga Gjermania.

Mbrojtësi kanadez ende nuk ka rënë dakord për një kontratë të re me Bayern Munichin dhe duket se ai do të largohet në verë

“Los Blancos” e duan atë, por deri më tani nuk kanë bërë një ofertë për Davies – pavarësisht raportimeve nga mediat spanjolle për një ofertë.

Sipas “Sky Sports” nga Gjermania, gjiganti spanjoll nuk ka dërguar asnjë ofertë. Megjithatë, pranohet se 23-vjeçari është gjithnjë e më afër largimit nga “Allianz Arena”.

Mbrojtësi i krahut të majtë thuhet se po kërkon të paguhet 20 milionë euro në vit për të vazhduar kontratën, teksa Bayerni nuk po pranon të paguajë një shifër të tillë.

“Bavarezët” besohet se do lejonin reprezentuesin e Kanadasë të largohet për një çmim prej 50-60 milionë eurosh.

Ndryshe, Alphonso Davies ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor 2025. 

(Kosova Sot Online)