Po afrohet treni i fundit për Bayernin në Champions, PSG shkon i qetë te Real Sociedadi

  • S.A /
  • 05 March 2024 - 11:09
Po afrohet treni i fundit për Bayernin në Champions, PSG shkon i qetë te Real Sociedadi

Sonte zhvillohen dy ndeshjet kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. Ndeshje më interesante pritet të zhvillohet në ‘Allianz Stadium’, ku Bayern Munichu e pret Lazion, transmeton "Kosova Sot Online ".

Për gjermanët kjo do të jetë sfidë jetike për fatin e tyre në këtë fazë garat në Evropë.

Bavarezët duhet ta kthejnë disvantazhin prej 1:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Olimpico. Golin e vetëm të asaj sfide të shkurtit e shënoi Ciro Immobile nga pika e bardh. Nga ky takim do të varet edhe fati i trajnerit Thomas Tuchel, i cili në rast të eliminimit mund të shkarkohet qysh tani, duke mos e pritur fundin e sezonit për tu larguar. Në përballjen tjetër të natës, Paris Saint-German është me një këmbë në fazën tjetër të garave. Parisienët triumfuan në sfidën e parë në shtëpi ndaj spanjollëve të Real Sociedadit me rezultatin 2:0. Golat për PSG-në i realizuan Kylian Mbappe e Barcola. E tash, francezët shkojnë në “Reale Arena” me kapitalin e dy golave dhe afër kualifikimit tutje.Të dy ndeshjet e natës së sotme do të zhvillohen nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online )