
Lexoni edhe:
Qeveria me njoftim pas takimit Bislimi-Lajçak: Rregullorja e BQK s’është pjesë e dialogut
Boksierja Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore bindëse turneun e parë botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sadiku triumfoi bindshëm, 5:0, në meçin e parë ndaj britanikes Shona Whitwell në kategorinë deri 60 kilogramë.
“Donjeta në tri raundet boksoi për mrekulli dhe dominoi në ring gjatë tërë kohës, duke i dhënë kundërshtares goditje të forta dhe precize. Trajnerja Marjola Sallauka është e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta Sadiku”, ka shkruar Federata e Boksit e Kosovës. Donjetës i duhen edhe disa fitore për të siguruar normën olimpike. Në turneun në Itali, Kosovën e prezantojnë edhe dy boksierë. Bashkim Bajoku tashmë është eliminuar, ndërsa Shpëtim Bajoku nuk ka garuar ende.
(Kosova Sot Online )