“Krenar me juve”, ylli i Kombëtares i uron vashat e Kosovës për kualifikimin historik në Botëror

  • S.A /
  • 05 March 2024 - 15:53
“Krenar me juve”, ylli i Kombëtares i uron vashat e Kosovës për kualifikimin historik në Botëror

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e vajzave, arriti sukses të jashtëzakonshëm së fundmi duke e siguruar kualifikimin e parë dhe historik në Kampionat Botëror, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo bëri që i madh e i vogël në Kosovë dhe në shqiptari në përgjithësi të festonte me këtë sukses të “Dardaneve të reja”

E njëri prej atyre që iu gëzua këtij suksesi të hendbollisteve të reja ishte edhe Vedat Muriqi.

Ylli i Kombëtares së Kosovës madje e ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke i përgëzuar vashat kosovare për suksesin e arritur. “Krenar me ju”, ka shkruar futbollisti i Mallorcës në postimin e tij në Instastory, ku shihet ekipi kosovar duke festuar pasi triumfoi në “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit, si dhe një flamur i Kosovës dhe një zemër. Kjo është hera e dytë që një kombëtare e sporteve ekipore e siguron pjesëmarrjen në Kampionat Botëror, pas djemve të Kosovës U-21, po ashtu në hendboll. 

Image

(Kosova Sot Online )