Camvinga jep një përgjigje lidhur me kalimin e Mbappes te Real Madridi

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 19:52
Camvinga jep një përgjigje lidhur me kalimin e Mbappes te Real Madridi

Eduardo Camavinga falënderoi gazetarin për pyetjen në paraqitjen e tij në konferencën për media përpara ndeshjes ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve

Një nga pyetjet e para që iu bë ishte natyrisht në lidhje me shokun e skuadrës në Francë, Kylian Mbappe, dhe të ardhmen e këtij të fundit – i cili është i lidhur me një kalim si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini te Real Madridi.

Camavinga u pyet nëse kishte folur me Mbappe për të ardhmen e tij.

Mesfushori francez u përgjigj: “Doni të dini të vërtetën? Nuk kam folur fare me të dhe nuk e di se çfarë do të bëjë verën e ardhshme”.

Ishte raportuar gjithashtu se rreth Mbappes ishte diskutuar edhe në dhomat e zhveshjes së Real Madridit.

Kësisoj, 21-vjeçari u pyet se çfarë u diskutua saktësisht.

“Të them sërish të vërtetën? Mbappe nuk është lojtari ynë, ne do të respektojmë PSG-në. Nuk po flas për këtë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, kjo është e vërteta”, deklaroi Eduardo Camavinga. 

(Kosova Sot Online)