Lajm tronditës për Real Madridin, Carlo Ancelotti mund të dënohet me burgim

  • S.A /
  • 06 March 2024 - 12:39
Lajm tronditës për Real Madridin, Carlo Ancelotti mund të dënohet me burgim

Evazioni fiskal vijon të trondit botën e futbollit në Spanjë. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti do të përballet me akuza të ngjashme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ancelotti po akuzohet se ka dëmtuar Spanjën me mbi 1 milion euro taksa të papaguara duke deklaruar pasuri të rreme gjatë viteve fiskale 2014 dhe 2015.

Prokurorët pretendojnë se italiani ka deklaruar vetëm të ardhurat që ka marrë nga Real Madrid dhe nuk ka deklaruar të ardhura nga të drejtat e imazhit.

Sipas aktakuzës, Ancelotti nënshkroi kontratë personale më 1 korrik 2013, në të cilën ia transferoi të drejtat e përdorimit të imazhit kompanisë “Vapia Limited” për një periudhë 10-vjeçare dhe me një tarifë prej 25 milionë euro.

Një ditë më vonë, ajo kompani e emëroi Ancelottin si përfaqësues të saj, duke “i lejuar atij fuqinë maksimale për të ushtruar të drejtat e imazhit”.

Më vonë, në një datë të pacaktuar, një aneks i kontratës shkurtoi kohëzgjatjen në tre vjet, ndërsa çmimi i të drejtës së përdorimit të imazhit u ul në 1 milion euro.

Carlo po akuzohet për dy çështje, ku nëse vërtetohet se është fajtor mund të dënohet me 4 vite dhe 9 muaj burg.

(Kosova Sot Online )