Bellingham i rebeluar suspendohet me dy ndeshje, ndëshkim për fyerjet që ia bëri referit

  • S.A /
  • 06 March 2024 - 13:47
Bellingham i rebeluar suspendohet me dy ndeshje, ndëshkim  për fyerjet që ia bëri referit

Jude Bellingham është suspenduar me dy ndeshje në La Liga.Vendimi është marrë sot pas situatës së krijuar në fund të ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

Ky vendim lidhet me reagimin e yllit anglez kur nuk iu pranua goli në minutat shtesë pasi referi e kreu lojën derisa Brahim Diaz po harkonte në drejtim të tij.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e fyeu gjyqtarin, duke i bërtitur atij dhe duke protestuar për golin që ia anuloi. Ky vendim i referit u konsiderua si skandaloz pas lojës. 

(Kosova Sot Online )