Tuchel: Ëndërroj të fitoj Championsin me Bayernin

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 14:55
Tuchel: Ëndërroj të fitoj Championsin me Bayernin

Thomas Tuchel do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munchen.

Por trajneri dëshiron që ta bëjë një gjë të tillë si fitues i Ligës së Kampioneve dhe nuk e ka fshehur këtë ëndërr që ka duke folur për “Sky” pas kualifikimit të ekipit të tij në çerekfinalet e turneut përballë Lazios.

“Kishim pritshmëri të mëdha, deshëm të kualifikohemi në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gol dhe sot nuk e humbëm kurrë toruan, as përqendrimin. Minutë pas minute kemi gjetur gjithnjë e më mirë hapësirat, kemi gjetur golin në momentet e duhura dhe mendoj se fitorja ishte e merituar.

Fitorja e Champions? Skuadrat që arrijnë në çerekfinale e ndërrojnë të gjitha. Klubet, tifozët, edhe unë”, tha Tuchel.


(Kosova Sot Online)