Superliga e basketbollit vazhdon sonte me dy ndeshje të tjera

  • S.A /
  • 07 March 2024 - 08:41
Superliga e basketbollit vazhdon sonte me dy ndeshje të tjera

Superliga e basketbollit do të vazhdojë sonte me dy ndeshje të tjera të xhiros së 23-të, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrëmë u zhvillua derbi i moçëm mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku fituan mitrovicasit në një ndeshje dramatike dhe me plot emocione.

Kurse, në duelin tjetër Peja e mposhti pa problem Proton Cable Prizrenin.

Ndërkohë, sonte do të luhen dy ndeshjet tjera të xhiros së mesjavës.

Istogu, që po paraqitet vetëm me vendorë, do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku therandasit shihen si favoritë.

Istogasit e kanë vetëm një fitore e 21 humbje, derisa Ylli numëron 13 fitore e nëntë humbje. Kjo xhiro mbyllet me takimin mes Vëllaznimit dhe Bashkimit, që është shumë i vlefshëm, pasi kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 13 humbje, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.

(Kosova Sot Online )