Messi e Suarez e shpëtojnë Inter Miamin nga humbja

  • S.A /
  • 08 March 2024 - 10:43
Messi e Suarez e shpëtojnë Inter Miamin nga humbja

Inter Miami ka barazuar 2:2 ndaj Nashville në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Concacaf Champions Cup. Shaffelburg shënoi dy herë në dy pjesët për epërsinë prej 2:0 për Nashville,transmeton "Kosova Sot Online ".

Megjithatë, Inter Miami arriti të mbyllte ndeshjen me barazim falë dyshes Messi e Suarez.

Fillimisht, Messi realizoi në minutën e 52-të një gol të bukur. Më pas, Suarez barazoi gjithçka në minutën e pesë shtesë me një gol, pas asistit nga Busquets.

(Kosova Sot Online )