Fundjava na sjell dy super derbi

  • A.P /
  • 08 March 2024 - 15:27
Fundjava na sjell dy super derbi

Fundjava na sjell dy super derbi në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Xhiroja do të hapet me super ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës, që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa pejanët janë kampionë aktual, andaj pritet një super përballje në “Minatori” të shtunën.

Takim shumë i vlefshëm edhe ai ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit duan të jenë pjesë e “Play-off”-it, ku renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me dhjetë fitore e 13 humbje.

Të dielën do të përballen Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina, në duelin direkt për vendin e tretë. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 14 fitore e nëntë humbje dhe është shumë i rëndësishëm para garave përfundimtare.

Java e 24-t mbyllet me takimin mes Bashkimit dhe Istogut. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 15 humbje, derisa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 22 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve.

(Kosova Sot Online)