Joshua fiton duelin me nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou

  • S.A /
  • 09 March 2024 - 08:07
Joshua fiton duelin me nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou

Anthony Joshua nokautoi brutalisht Francis Ngannou në raundin e dytë të meçit të tyre të madh për peshat e rënda në Arabinë Saudite, transmeton "Kosova Sot Online ".

‘AJ’ dominoi luftën nga fillimi, duke e rrëzuar Ngannou dy herë në raundet fillestare përpara se ta përfundonte atë në mënyrë brutale.

Ai tani do të shikojë një mundësi të mundshme për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda kundër Tyson Fury ose Oleksandr Usyk.

Dyshja do të përballen me njëri tjetrin në muajin maj për të gjithë titujt e botës.

(Kosova Sot Online )