Mecheleni i Besnik Hasit vazhdon me formën e lartë, merr tjetër fitore dhe vazhdon ngjitjen në tabelë

  • S.A /
  • 09 March 2024 - 09:16
Mecheleni i Besnik Hasit vazhdon me formën e lartë, merr tjetër fitore dhe vazhdon ngjitjen në tabelë

Mechelen ka regjistruar  fitoren e katërt rresht në Jupiler Pro League të Belgjikës. Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi triumfoi sonte në shtëpi ndaj Westerlo, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në elitën belge, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo përballje përfundoi me rezultatin 3:1.

Trajneri gjakovar nuk di për humbje tash e nëntë ndeshje në elitën belge, duke regjistruar shtatë fitore e dy barazime. Mechelen pas kësaj fitore ka 45 pikë dhe tani ngjitet në pozitën e pestë në tabelë. 

(Kosova Sot Online )