Lexoni edhe:
Samsung ka dërguar katër telefona S24 Ultra në hapësirë – fotot që ata shkrepën janë mahnitëse
Asnjë sulmues shqiptar nuk ka bërë më mirë se ai deri më tani në asnjë kampionat ku luajnë. Rey Manaj është tjetër nivel këtë edicion, pasi nuk ndalet duke shënuar gola thuajse në çdo ndeshje me fanellën e Sivassporit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sulmuesi shqiptar ka shënuar në sfidën Sivasspor – Alanyaspor, dhe për të ishte goli i 15-të në elitën e futbollit turk. Sigurisht që goli i sotëm është më i miri që Manaj ka shënuar këtë edicion, pasi sulmuesi shqiptar ka realizuar nga gjuajtja e lirë me një goditje shumë të fuqishme për të barazuar shifrat në 1-1.
Ishte ky goli i 15-të në kampionat për Manajn, derisa ka realizuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë duke konfirmuar se është në një formë të jashtëzakonshme.
It can't be stopped. Another great goal from Rey Manaj!
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 9, 2024
Sivasspor 1-1 Alanyasporpic.twitter.com/kv5j8eHQxx
(Kosova Sot Online )