Java e 24-t në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 09:53
Java e 24-t në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot

Java e 24-t në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot, teksa në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do të jetë nikoqir i skuadrës që po kalon formë të mirë, Malishevës.

Këto dy skuadra u takuan mes vete në mesjavë në çerekfinale të Kupës, me Ballkanin që fitoi me rezultatin 0:3.

Sa i përket formës në kampionat, therandasit hyjnë në këtë ndeshje pas një fitoreje, kurse malishevasit pas katër sosh.

Momentalisht, Ballkani është i dyti në tabelë me 48 pikë, pasi Llapi regjistroi fitore dje ndaj Gjilanit dhe prin me 50 pikë.

Malisheva është e katërta me 41 pikë.

Ndeshja tjetër e sotme do të zhvillohet në stadiumin në “Përparim Thaçi”, mes Lirisë dhe Feronikelit ’74.

Prizrenasit, që kanë vetëm një fitore në këtë sezon, janë të fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të grumbulluara, teksa në xhiron e kaluar regjistruan humbje.

Formë të mirë nuk po kalon as “Nikli”, që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në Superligë, ku kanë regjistruar tri humbje e dy barazime.

Skuadra nga Drenasi është e shtata në tabelë me 23 pikë.

Të dy ndeshjet e ditës së sotme do të luhen nga ora 13:00. 


(Kosova Sot Online)