Gjyqtari Gramos Shala i kërkon falje Gjilanit për penalltinë diskutabile që ia dha Llapit

  • S.A /
  • 11 March 2024 - 10:57
Gjyqtari Gramos Shala i kërkon falje Gjilanit për penalltinë diskutabile që ia dha Llapit

Gjyqtari Gramos Shala i ka kërkuar falje publike klubit të futbollit Gjilani për ndeshjen e fundit ndaj Llapit, ku gjilanasit konsideruan se janë dëmtuar. Shala akordoi penallti për llapjanët në fund të ndeshjes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dhe, duke i parë kritikat që i erdhën nga të gjitha anët, referi i Superligës e pranoi fajin dhe i kërkoi falje ekipit të dëmtuar në këtë rast.

Sidoqoftë, Gramos Shala ka kërkuar më shumë respekt për të dhe për kolegët e tij duke e pasur parasysh sakrificën e tyre në fushat e blerta. Më poshtë mund ta lexoni postimin e gjyqtarit kosovar.

(Kosova Sot Online )