Ja kur do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës

  • S.A /
  • 11 March 2024 - 11:59
Ja kur do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës

Tashmë janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës. E kush me kë do të përballet, FFK-ja ka bërë të ditur se shorti do të hidhet këtë të premte nga ora 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Prishtina në çerekfinale eliminoi Trepçën’89, Ballkani triumfoi ndaj Malishevës, Drita ndaj Dukagjinit, si dhe Suhareka eliminoi Vjosën.

(Kosova Sot Online )