Pogba merr ofertë nga ky shtet

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 13:54
Pogba merr ofertë nga ky shtet

Pak ditë më parë, Paul Pogba u dënua me katër vite për doping.

Ky dënim, atij ia ka rrezikuar me të madhe karrierën futbollistike, pasi kur t’i përfundojë dënimi do të jetë 35 vjeç.

Për momentin, Pogba ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, por klubi bardhezi mund ta ndërpresë atë para kohe.

Ndërkohë, nga Rusia është zbuluar një hipotezë e bujshme. Atje ekziston Liga e Futbollit Mediatik, e cila u krijua në vitin 2022.

Është një kampionat ku skuadrat përbëhen nga personazhe të famshëm.

Drejtori sportiv i “Brokye Boys”, Artjom Chatjaturjan, zbuloi se kishte kontaktuar me Pogba me qëllim që t’i ofronte pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

“Mund të duket si shaka, por ne e kemi telefonuar. Deri tani ka refuzuar me mirësjellje. Ai është në një moment të dëshpëruar dhe ka nevojë për kohë që të pranojë realitetin e hidhur. Duket e pabesueshme që një nga futbollistët më të mirë në botë nuk do të jetë në gjendje të luajë për aq gjatë”, përfundoi Chatjaturjan.


(Kosova Sot Online)