Kuka me kritika ndaj xhudistëve të tij

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 16:05
Kuka me kritika ndaj xhudistëve të tij

Gjatë të shtunës, Donjeta Sadiku ka siguruar normën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Për këtë sukses të Sadikut, ka folur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili e ka vlerësuar lartë këtë arritje të saj.

Aktualisht pesë xhudistë të Kukës janë brenda zonës që e siguron normën olimpike.

Dy prej tyre, Akil Gjakova e Loriana Kuka, garuan fundjavën e kaluar në Grand Prix në Linz të Austrisë.

Kuka shprehu dëshpërimin e tij me të dy garuesit, të cilët sipas tij patën paraqitje që lë shumë për të dëshiruar.

Gjithashtu, ai shpreson që sa më shumë sportistë ta sigurojnë normën olimpike, e jo të shkojnë në Olimpiada si turistë. 

(Kosova Sot Online)