Peja luan ndaj AEL në Ligën Ballkanike

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 17:26
Peja luan ndaj AEL në Ligën Ballkanike

Skuadra e Pejës të martën mbrëma do të luajë në udhëtim te ekipi qipriot AEL, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Pejanët kanë bilanc pozitiv në BIBL dhe mund të përfundojë e para në stinor të rregullt nëse vazhdon me fitore në ndeshjet e mbetura.

Peja humbjen e vetme e ka të regjistruar nga AEL-i. Ndeshja e së martës do të jetë e gjashta për pejanët në stinorin e rregullt, momentalisht ka bilanc 4:1.

Në krahun tjetër, AEL ka bilanc prej katër fitoreve e dy humbjeve.

Përballja mes AEL e Pejës do të luhet pra të martën, duke nisur nga ora 18:30.

(Kosova Sot Online)