Ambasadori gjerman i uron mirëseardhje dhe suksese trajnerit të ri të Kosovës, Franco Foda

  • S.A /
  • 12 March 2024 - 11:43
Ambasadori gjerman i uron mirëseardhje dhe suksese trajnerit të ri të Kosovës, Franco Foda

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde i ka uruar mirëseardhje selektorit të ri të Kosovës, Franco Foda.

Ambasadori e priti në zyrën e tij trajnerin e ri të “Dardanëve”, për të cilin thotë se diskutuan për sfidat aktuale dhe për perspektivat e ekipit kombëtar të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

 Si tifoz i madh i futbollit, Rohde ia shprehu mbështetjen e tij trajnerit Foda, i cili do t’i prijë Kosovës duke filluar nga dy miqësoret e marsit, kundër Armenisë dhe Rumanisë.

Trajneri gjerman u emërua pak javë më parë nga Federata e Futbollit të Kosovës për t’ju prirë Verdhekaltërve në sfidat e radhës.

(Kosova Sot Online )