Uzuni përfshihet në formacionin e javës në La Liga

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 14:13
Uzuni përfshihet në formacionin e javës në La Liga

Myrto Uzuni po e vazhdon shkëlqimin në La Liga.

Futbollisti shqiptar ka qenë protagonist edhe në xhiron e 28-të të kampionatit spanjoll edhe pse ekipi i tij, Granada humbi në shtëpi nga Real Sociedadi me rezultat 2:3.

Përfaqësuesi shqiptar i shënoi dy gola, por që ishin të pamjaftueshëm për skuadrën e tij.

28 vjeçari u vlerësua me notën 8.1 dhe e sheh veten në mesin e yjeve të La Ligas.

Në këtë sezon, sulmuesi shqiptar i ka shënuar 9 gola deri tash.

(Kosova Sot Online)