Armenia e publikon listën për ndeshjen me Kosovën

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 14:55
Armenia e publikon listën për ndeshjen me Kosovën

Selektori i Kombëtares së Armenisë, Alexander Petrakov e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret ndaj Kosovës dhe kundër Republikës Çeke, që do të luhen në këtë muaj.

“Dardanët” do të luajnë me armanët më 22 mars nga ora 17:00 sipas kohës lokale në Kosovë, në stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” në Yerevan.

Kurse, Kosova më pas do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, më 26 mars kundër Hungarisë, duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin “Puskás Aréna” në Budapest.

Kjo njëherësh do të jetë një mundësi ideale për selektorin e ri të Kosovës, Franco Foda për t’i provuar lojtarët dhe për ta pasur një pasqyrë më të mirë për “Dardanët”.

(Kosova Sot Online)