Këta janë dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 15:15
Këta janë dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani

Sot gjatë ditës u zbulua identiteti i kurdëve që dyshohet se e vranë boksierin shqiptar, Besar Nimani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërsa tash, policia gjermane e Bielefeldit i ka publikuar edhe fotografitë e dy të dyshuarve, Aymun Dawoud Kirit dhe Huseyin Akkurt, për të cilët thuhet se janë nga 33 vjeç, shkruajnë mediat gjermane.

Ata janë bërë fokus i hetuesve që nga e shtuna, kur edhe dyshohet se e kryen vrasjen e 38 vjeçarit nga Kosova në Bielefeld.

Shtëpitë e tyre tashmë janë bastisur nga njësitë speciale në natën e krimit.

Policia kërkon që të bëhet kujdes pasi personat në fjalë mund të jenë të armatosur. 

(Kosova Sot Online)