Barcelona në epërsi ndaj Napolit

  • A.P /
  • 12 March 2024 - 22:12
Barcelona në epërsi ndaj Napolit

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sontme në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Rezultati pas 45 minutave të parë te ndeshja Barcelona-Napoli është 2:1, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar baraz 1:1.

Fermin Lopez kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes, kurse dy minuta më pas Cancelo e dyfishoi epërsinë.

E në minutën e 30-të, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shënoi gol të bukur për 2:1.

E në avantazh pas pjesës së parë është edhe Arsenali ndaj Portos 1:0. Me rezulta 1:0 Porto kishte fituar në ndeshjen e parë.

Golin e vetëm deri më tani sonte e ka shënuar Trossard në minutën e 41-të.

(Kosova Sot Online)