Po e kërkon Bayerni, Araujo flet për të ardhmen

  • S.A /
  • 13 March 2024 - 16:09
Po e kërkon Bayerni, Araujo flet për të ardhmen

Ronald Araujo po shkëlqen në fanellën e Barcelonës dhe kjo ka bërë ai qendërmbrojtësi jug-amerikan të bëhet objektiv i Bayern Munichut, transmeton "Kosova Sot Online ".

Futbollisti uruguaian ndihet mjaft mirë tek gjiganti katalunas, por që topin e kalon tek klubi, duke thënë se për të ardhmen e tij do të vendosë kampioni aktual spanjoll.

“E ardhmja ime varet nga klubi. Të gjithë e dinë se unë jam i lumtur në Barcelonë dhe i jam mjaft mirënjohës trajnerit Xavi”, deklaroi përfaqësuesi uruguaian.  25 vjeçari është lojtari kryesor në mbrojtjen e klubit nga Camp Nou në dy sezonet e fundit.

(Kosova Sot Online )