Zvicra e publikon listën me tre shqiptarë, njëri prej tyre kishte luajtur për Kosovën

  • S.A /
  • 14 March 2024 - 11:17
Zvicra e publikon listën me tre shqiptarë, njëri prej tyre kishte luajtur për Kosovën

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret e marsit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në mesin e të ftuarve i shohim tre futbollistë shqiptarë, të zakonshmit Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, si dhe Uran Bislimin, i cili në të kaluarën kishte luajtur shkurt për Kosovën.

Zvicra do të luajë me Danimarkën me 23 mars në udhëtim e më pas edhe me Irlandën pas tre ditësh, më 26 të këtij muaji, po ashtu në udhëtim. Këto do të jenë mundësi të mira për trajnerin Yakin për ta parë formën e lojtarëve në vitin e Euro 2024. 

Image

(Kosova Sot Online )