Besar Nimanit që u vra në Gjermani i jepet lamtumira e fundit

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 14:01
Besar Nimanit që u vra në Gjermani i jepet lamtumira e fundit

Të enjten i është dhënë lamtumira e fundit ish-boksierit kosovar, Besar Nimanit që u vra në Gjermani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u varros në varresat e myslimanëve në Bielefeld të Gjermanisë.

Besar Nimani u qëllua më 9 mars në Gjermani, ku pas plagëve të marra edhe vdiq.

Dy personat që dyshohet se janë dorasit janë shpallur në kërkim nga policia e Gjermanisë. Emrat e tyre janë: Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

(Kosova Sot Online)