Prishtina e demolon Dukagjininme rezultat të thellë

  • S.A /
  • 14 March 2024 - 14:49
Prishtina e demolon Dukagjininme rezultat të thellë

Prishtina ka mposhtur Dukagjinin me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës,transmeton "Kosova Sot Online ".

Ekipi i Emmanuel Egbo është kthyer të fitroaj në kampionat, pasi ka mposhtur me lehtësi ekipin klinas në ndeshjen e zhvilluar në “Sami Kelmendi” në Lipjan. Pjesa e parë e ndeshjes ishte plotësisht e dominuar nga vendasit, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë erdhi pas vetëm dy minutave lojë me anë të Ardian Limanit, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Mërgim Pefqeli shënoi në minutën e pestë për 2-0 dhe në minutën e 42-të për 3-0. Në pjesën e dytë, përsëri Prishtina ishte skuadër dukshëm më e fortë duke pasur edhe shumë raste tjera për gol dhe duke shënuar edhe dy gola. Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 59-të me anë të Genc Hamitit, i cili shënoi për 4-0, ndërsa në minutën e 80-të shënoi për 5-0. Pas kësaj fitore, Prishtina e sheh veten në pozitën e pestë me 37 pikë, ndërsa Dukagjini i gjashti me 31 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, kryeqytetasit udhëtojnë te Fushë Kosova, ndërsa klinasit e presin Feronikelin ’74.

(Kosova Sot Online )