Cili prej dy legjendave ishte më i mirë në përballjet kokë më kokë: Messi apo Ronaldo?

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 17:00
Cili prej dy legjendave ishte më i mirë në përballjet kokë më kokë: Messi apo Ronaldo?

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Një rivalitet i tillë nuk ishte parë kurrë më parë në botën e futbollit.

Magjia e tyre ka zënë vend të pashlyeshëm në futboll dhe emrat e tyre janë shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit.

Messi dhe Ronaldo pritej të përballeshin mes vete në muajin shkurt në atë që konsiderohej si “Last-Dance” apo “Vallëzimi i fundit”, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

Ndonëse bota e futbollit po e priste me padurim përballjen eventuale të fundit të gjigantëve të futbollit, një lëndim i “CR7” prishi gjithçka, ndërsa edhe “Pleshti” përfundoi në bankinë në miqësoren Al-Nassr – Inter Miami.

Messi dhe Ronaldo kishin ballafaqime të shumta mes vete gjatë karrierës së gjatë dhe të suksesshme.

Ata ishin përballur mes vete për herë të parë më 23 prill të vitit 2008.

Në atë kohë, Leo ishte 20 vjeç e Cristiano 23, në barazimin mes tyre në lojën e Championsit.

Në total, dyshja është ballafaquar plot 36 herë në ndeshje zyrtare me klube dhe me Kombëtare.

Messi i ka fituar 16 prej dueleve kokë më kokë, kurse Ronaldo 11, derisa 9 ndeshje kanë përfunduar baras.

Argjentinasi po ashtu e ka një gol më shumë të shënuar në përballjet mes tyre.

Messi ka shënuar 22 herë, kurse Ronaldo 21 herë, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, Messi i ka bërë 11 asistime kur është dueluar me Ronaldon, kurse ky i fundit vetëm 1.

Së bashku, ata e kanë fituar nëntë herë Ligën e Kampionëve, i kanë shënuar 269 gola në Champions dhe i kanë fituar 13 Topa të Artë.

Gjithashtu, Ronaldo e kishte udhëhequr Portugalinë drejt triumfit në Euro 2016, kurse Messi e drejtoi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 2022.

Në përgjithësi, në krejt garat, 39 vjeçari i ka zhvilluar 1211 ndeshje zyrtare.

Kurse, 36 vjeçari i ka luajtur 1051 takime deri tash.

Ylli i Al-Nassr është golashënuesi më i mirë në histori me 878 gola, kurse ylli i Inter Miamit aktualisht i numëron 825 gola.

Edhe sa u përket “hat-tricks”, “CR7” është përpara “Pleshtit”.

Portugezi i numëron 63 tregolësha, kurse argjentinasi 57.


(Kosova Sot Online)