Milan kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 21:05
Milan kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës

Milan e ka arritur fazën çerekfinale në Ligën e Evropës.

Kuqezinjtë eliminuan Slavia Pragën, duke fituar në dy ndeshjet.

Pasi triumfuan 4:2 në shtëpi në ndeshjen e parë, Milan sonte triumfoi 1:3 edhe në Çeki për ta vulosur kualifikimin.

Ndeshja mori kahje krejtësisht tjetër kur Holes i Slavia Pragës u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 20-të pas një ndërhyrje serioze në portierin Maignan, i cili u desh të largohej nga ndeshja.

Pulisic, Loftus-Cheek dhe Leao shënuan në pjesën e parë për mysafirët.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 85-të nga Jurasek.

(Kosova Sot Online)