Me rikthim spektakolar nga 0:2 në 3:2, Leverkusen kalon në çerekfinale

  • S.A /
  • 15 March 2024 - 08:35
Me rikthim spektakolar nga 0:2 në 3:2, Leverkusen kalon në çerekfinale

Bayer Leverkusen është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso e eliminoi skuadrën nga Azerbajxhani, Qarabag me rezultat të përgjithshëm 5:4. Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë, Leverkusen triumfoi 3:2 në të dytën.

Megjithatë, misioni ishte tejet i vështirë. Bayer Leverkusen e pa veten në disavantazh prej 0:2, për t’u rikthyer më pas në mënyrë spektakolare. Dy gola në minuat shtesë nga Patrick Schick bënë që Leverkusen të fitonte ndeshjen dhe të siguronte kualifikimin.Nesër do të tërhiqet shorti, ndërsa skuadra si Leverkusen, Milan, Liverpool e Roma janë në garë.

(Kosova Sot Online )