Këto janë ekipet çerekfinaliste në Ligën e Konferencës

  • S.A /
  • 15 March 2024 - 09:11
Këto janë ekipet çerekfinaliste në Ligën e Konferencës

Janë mësuar tetë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Konferencës.Lille i Edon Zhegrovës arriti kualifikimin tutje, duke e eliminuar ekipin austriak, Sturm Graz, transmeton "Kosova Sot Online ".

Të njëjtin fat nuk e pati edhe Arbër Hoxha me Dinamo Zagrebin, duke u eliminuar nga PAOK.

Futbollisti shqiptar shënoi gol sonte, por ishte e pamjaftueshme për të siguruar kualifikimin tutje.

Ekipet e kualifikuara në çerekfinale të Ligës së Konferencës janë: Fenerbahce, Fiorentina, PAOK, Viktoria Plzen, Aston Villa, Club Brugge, Lille dhe Olympiacos.

(Kosova Sot Online )