Këto janë fjalët e Ancelottit, pasi do të përballen me Manchester Cityn

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 20:25
Këto janë fjalët e Ancelottit, pasi do të përballen me Manchester Cityn

Gjatë ditës së sotme u hodh shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë, ndeshja kryesore do të jetë mes Real Madridit e Manchester Cityt.

Për këtë ndeshje ka folur trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti.

‘’Nuk na intereson të luajmë ndeshjen e kthimit në Angli. Ata janë një kundërshtar i rrezikshëm, por nuk mund të pretendosh të kundërtën në çerekfinale. Jam i idesë se nëse tenton të fitosh këtë kompeticion, atëherë të duhet të mposhtësh kundërshtarët më të fortë. Por nuk shoh favoritë në këtë çift.City mund të jetë më mirë se ne, por një gjë të tillë duhet ta tregojë në fushë. Duhet t’i thyejmë nëse duam të fitojmë trofeun”, u shpreh tekniku i Realit.

(Kosova Sot Online)