Sot luhet derbi i xhiros në basketboll

  • S.A /
  • 16 March 2024 - 09:25
Sot luhet derbi i xhiros në basketboll

Me dy ndeshjet e ditës së sotme, nis xhiroja e 25-të e Superligës në basketboll.Lideri i Superligës, Trepça i shkon Vëllaznimit në Gjakovë dhe do kërkojë ta vazhdon ecurinë fantastike të fitoreve.Mitrovicasit e kanë siguruar vendin e parë në sezonin e rregullt, derisa gjakovarët ta sigurojnë pozitën e pestë.Ndeshja kryesore e javës zhvillohet po ashtu sot mes Pejës e Golden Eagle Yllit,transmeton "Kosova sot Online "

Dy pikë është dallimi mes dy ekipeve, më mirë qëndrojnë pejanët të dytit, një pozitë më poshtë suharekasit.

Në rast të fitores, pejanët e bëjnë një hap të madh për ta siguruar pozitën e dytë në fazën “Play OFF”. E për atë vend po lufton edhe Ylli, së bashku me Sigal Prishtinën.

(Kosova Sot Online )