Presidenti i Lazios, Lotito e konfirmon trajnerin e ri

  • S.A /
  • 16 March 2024 - 11:05
Presidenti i Lazios, Lotito e konfirmon trajnerin e ri

Gjatë një tubimi të mbajtur nga Guglielmo Stendardo në zyrën e avokatisë, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka bërë të ditur trajnerin e ardhshëm të skuadrës së tij.Lotito e konfirmoi se trajner i ekipit lacian do të jetë kroatit Igor Tudor, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ai është një person që është në gjendje të ngrejë grupin me përvojë dhe karakter. Lamtumira e Sarrit ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ai më tha se kishte ndjenjën se ishte tradhtuar, por se nga kush duhet ta pyesni”, tha Lotito.

Së fundmi, Tudor ka udhëhequr Marseille, derisa më parë ka drejtuar edhe Hellas Veronën, Udinesen, Galatasaray e Hajdukun e Splitit.Pas 28 xhirove të zhvilluara në Serie A, Lazio gjendet e nënta në tabelë me 40 pikë.

(Kosova Sot Online )