Thirrje të turpshme në ndeshjen Osasuna – Real Madrid: Vdis, Vinícius

  • A.P /
  • 17 March 2024 - 11:33
Thirrje të turpshme në ndeshjen Osasuna – Real Madrid: Vdis, Vinícius

Ani pse fituan ndaj Osasunas me rezultatin 2:4, njërit nga futbollistët e Real Madridit kjo ndeshje nuk i la shije të hidhur.

Bëhet fjalë për Vinicius Junior, ndaj të cilit erdhën thirrjet makabre nga tribunat.

“Vdis, Vinícius, vdis, Vinícius” (die Vinicius), u dëgjua gjatë lojës, e cila ishte edhe arsyeja që braziliani festoi golin e dytë me dorë në vesh, si për të thënë thërrisni tani…

Gjatë këtij takimi, Vinicius realizoi dy gola, nga një shënuan Carvajal e Diaz.

(Kosova Sot Online)