Ja pse Infantino kërkon të merren masa

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 19:47
Ja pse Infantino kërkon të merren masa

Gjatë të dielës mbrëma, ka shpërthyer dhuna në elitën e futbollit turk, në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes.

Si pasojë e kësaj, thuhet se dymbëdhjetë persona janë arrestuar.

Gjatë të dielës mbrëma, ka shpërthyer dhuna në elitën e futbollit turk, në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes.

Si pasojë e kësaj, thuhet se dymbëdhjetë persona janë arrestuar.

Një turmë tifozësh hynë në fushë të dielën mbrëma në stadiumin e Trabzonspor pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, ndërsa lojtarët e Fenerbahçes festuan fitoren.

Ultrasit kërcënuan dhe sulmuan lojtarët dhe trajnerin e skuadrës së Stambollit, ndërsa portieri i Fenerbahces, Dominik Livakovic u godit me grusht në fytyrë gjatë përplasjeve.

Në lidhje këtë ngjarje është deklaruar numri një i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili tha se dhuna në Superligën e Turqisë është e papranueshme.

 “Dhuna e shfaqur pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes është absolutisht e papranuar. Në fushë apo jashtë saj, dhuna nuk ka vend në sportin tonë apo në shoqëri. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të sigurt të luajnë lojën e tyre që sjell aq shumë kënaqësi te njerëzit në mbarë botën. Ftoj autoritetet relevante të sigurojnë që kjo të respektohet dhe që përgjegjësit e ngjarjes shokuese në Trabzon të marrin dënimet e merituara”, ka thënë Infantino përmes një komunikate.

(Kosova Sot Online)