Panik në mes të ndeshjes, tenisti i njohur shembet pa ndjenja në tokë

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 08:56
Panik në mes të ndeshjes, tenisti i njohur shembet pa ndjenja në tokë

Tenisti francez Arthur Cazaux u rrëzua papritur gjatë ndeshjes kualifikuese të Masters në Miami, transmeton "Kosova Sot Online ".

Cazaux ishte duke luajtur kundër bashkatdhetarit Harold Mayow, kur ai ra pa ndjenja.

Pasi ju dha ndihma e parë,  ai u largua nga fusha me barrelë, raportojnë mediat e huaja.

Tenisti i talentuar, aktualisht i 74-i në botë, e nisi shkëlqyeshëm sezonin, teksa arriti deri në fazën e 16-të në Australian Open.

(Kosova Sot Online )