Peja superiore e deklason ekipin malazez, Plevla

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 09:30
Peja superiore e deklason ekipin malazez, Plevla

Peja ka vazhduar me fitore edhe këtë xhiro në Ligën Ballkanike.Kampionia aktuale e Kosovës ka triumfuar ndaj ekipit malazez Plevla me rezultat të thellë 105-75, transmeton "Kosova Sot Online ".

Që nga fillimi e deri në fund, pejanët ishin më të mirë, duke arritur fitore të merituar.

Pothuajse i gjithë ekipi verdhezi ka realizuar pikë sonte e më të dalluarit ishin Meriton Ismaili me 26 pikë dhe Justin Davis me 21 sosh. Te Plevla, George Bradley Martin kishte 17 pikë e Darius McNeil 14 sosh.

Momentalisht Peja ka 5 fitore e 2 humbje, derisa Plevla nga 8 xhiro ka po aq humbje.

(Kosova Sot Online )