Franca e dobësuar për miqësoret e marsit, mbetet pa futbollistin Griezmann

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 13:09
Franca e dobësuar  për miqësoret e marsit,  mbetet pa futbollistin  Griezmann

Kombëtarja e Francës do të duhet t’i bëjë llogaritë pa Antoine Griezmann në dy miqësoret e këtij muaji,transmeton "Kosova Sot Online ".

Griezmann ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës dhe, sipas RMC Sport, nuk do të jetë i gatshëm për Deshamps.

Mungesa e sulmuesit të Atleticos do të thotë se pas 84 ndeshjesh, kombëtarja franceze do të luajë pa të.

Hera e fundit që Griezmann humbi një ndeshje me Francën ishte në qershor 2017, kur ai nuk u aktivizua, edhe pse ishte në stol, në fitoren 3-2 të ekipit të tij ndaj Anglisë.Trajneri i Francës, Deschamps, ka grumbulluar Guendouzin e Lazios pas largimit nga grumbullimi të Greizmannit. Francën e presin dy miqësore gjatë këtij luaji, me kombëtare si Gjermania e Kili.

(Kosova Sot Online )