Futbollistët e Shqipërisë vazhdojnë me këngë e valle edhe në grumbullimin e ri

  • S.A /
  • 19 March 2024 - 13:16
Futbollistët e Shqipërisë vazhdojnë me këngë e valle edhe në grumbullimin e ri

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë treguar edhe një herë se në ekipin e tyre po mbizotëron një atmosferë fantastike.Kjo atmosferë po mbizotëron edhe në grumbullimin e ri të kuq e zinjve në prag të ndeshjeve të marsit, transmeton "Kosova Sot Online".

Shqipëria do të paraqitet në Kampionatin Evropian që do të mbahet gjatë kësaj vere, e që është pjesëmarrja e dytë në histori të tyre, pas vitit 2016. E një video është duke qarkulluar nga kampi kuq e zi ku atmosfera është fantastike. Aty shihen tre futbollistët Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami duke kërcyer më këngën e fundit “Lumi une” të Irkenc Hykës, që është bërë trend. Djelmoshat kuq e zi më 22 mars do të përballen me Kilin, e tre ditë më vonë me Suedinë. Në Kampionatin Evropian, Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë e Kroacinë

(Kosova Sot Online )