Spalletti ankohet se disa lojtarë të tij po luajnë shumë Sony-Playstation

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 14:04
Spalletti ankohet se disa lojtarë të tij po luajnë shumë Sony-Playstation

Kombëtarja e Italisë është grumbulluar për dy miqësoret e këtij muaji që do t’i zhvillojë kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.

E në konferencë për media, trajneri Luciano Spalletti u për lojtarët e tij.

Sipas trajnerit italian, disa lojtarë qëndrojnë zgjuar natën vonë duke luajtur PlayStation.

“E konsideroni të drejtë që profesionistët e veshur me fanellën e Italisë të mos flenë një natë para ndeshjeve duke luajtur videolojëra dhe më pas të mos japin maksimumin në fushë? Disa lojtarë qëndruan zgjuar natën para ndeshjes së Ukrainës dhe kjo nuk është mirë për mua”, tha fillimisht.

Spalletti njoftoi se do të gjejë një mënyrë për lojtarët që shpenzojnë shumë kohë në kampin stërvitor të Euro 2024.

“Ne do të krijojmë një dhomë lojrash që të gjithë mund ta përdorin, sepse është e rëndësishme të mbushim kohën dhe të qëndrojmë së bashku. Megjithatë, në orën 12.30 të mëngjesit, të gjithë kthehen në dhomat e tyre dhe flenë pak. Nuk më pëlqen kur gjërat bëhen varësi. Nuk duhet të ndikojë në profesionin tuaj. Kushdo që dëshiron të humbasë kohë nuk duhet të vijë në detyrë ndërkombëtare, nuk është se është nën kontratë me ne”, përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)