Тifozëve do t’iu rimbursohen biletat е ndeshjes ku mungoi Messi

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 15:29
Тifozëve do t’iu rimbursohen biletat е ndeshjes ku mungoi Messi

Tifozët e Lionel Messit, nuk mundën ta shohin idhullin e tyre të luante në një miqësore në Hong Kong, pasi futbollisti ishte i lënduar dhe mbeti në stol.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 4 shkurt, por mundi i tifozëve kinezë shkoi huq, pasi Messi mbeti në bankën e rezervistëve.

Kjo solli zhgënjimin e madh të fansave, të cilët paguan deri në 4800 dollarë Hong Kong apo 570 euro.

Publiku, ndër të tjera nuk e ka pëlqyer qëndrimin e Messit. Ai nuk ka kërkuar as falje. Argjentinasit iu desh të justifikohej më vonë, duke siguruar se mungesa e tij në fushë nuk ishte për “arsye politike”, duke kujtuar marrëdhëniet e tij “të shkëlqyera dhe të ngushta” me Kinën.

E tash, tifozët do të marrin rimbursim në masën 50%, me kusht që të heqin dorë nga çdo pretendim ligjor, njoftuan organizatorët.

(Kosova Sot Online)